U arrestuan në Dubai se dolën lakuriq, modelet ukrainase e pësojnë sërish keq (FOTO LAJM)

Modelet e famshme ukrainase bëjnë sërish bujë. Janë prapë në telashe pas arrestimit në Dubai, duke qenë se pozuan nudo në hotel.

Ato janë vendosur sërish në pranga, këtë herë, jo shumë larg Shqipërisë, në Mal të Zi. “The Sun”, ka publikuar fotot, ku modelet shfaqen nudo në një autostradë të Malit të Zi.

Sigurisht që e bëjnë me vetëdije për të bërë bujë, ose iu pëlqen të arrestohen. Mes temperaturave të larta ato shihen në rrugë duke spërkatur njëra-tjetrën me ujë.

Fotot janë komentuar së tepërmi, pasi pavarësisht bukurisë dhe sensualitetit, kanë rënë ndesh me rregullat e shtetit të Malit të Zi.

Autoritetet atje kanë reaguar dhe i kanë vënë në pranga. Më herët ato vizatuan në të pasmet e tyre flamurin e Anglisë dhe shfaqën hapur mbështetjen për djemtë e Gareth Southgate.

 


Shtuar 10.07.2021 14:39