Trump shfaq artikullin e Washington Post si provë të suksesit të tij, por teksti nxjerr në pah trashëgiminë e Biden në uljen e çmimeve të barnave

Presidenti Donald Trump u mburr publikisht për rënien më të theksuar të çmimeve të ilaçeve me recetë në Shtetet e Bashkuara në gjashtë dekada, duke e cilësuar si arritje të administratës së vet dhe duke valëvitur një kopje të gazetës Washington Post.

Megjithatë, historia që ai zgjodhi të ekspozonte para kamerave tregon një realitet ndryshe: një pjesë thelbësore e kësaj rënieje i atribuohet nismave të ndërmarra gjatë mandatit të ish-presidentit Joe Biden.

Të lidhura

None found

Shtëpia e Bardhë e përforcoi skenën duke shpërndarë një imazh ku Trump mban faqen e gazetës me titullin dhe hyrjen e artikullit të dukshme. Gjatë një takimi, presidenti e ngriti lart faqen dhe i ftoi reporterët t’i kushtonin vëmendje titullit. “Ja, ky është titulli kryesor i ditës. E patë?”, pyeti ai, përpara se të recitonte pjesën hyrëse dhe të shtonte: “Mirë, e kapët? Të gjithë e kuptuan? Unë ju thashë që kjo do të vinte.” Më pas i nxiti gazetarët ta shpërndanin gjerësisht lajmin.

Por, ndryshe nga përshtypja që donte të krijonte Trump, artikulli i Washington Post theksonte se ulja e çmimeve të barnave lidhet kryesisht me një reformë të kaluar në epokën Biden. Referenca është Akti i Reduktimit të Inflacionit, i aprovuar në vitin 2022, i cili i dha programit Medicare autoritetin për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit farmaceutikë mbi çmimet e disa terapisë më të shtrenjta dhe më të përdorura. Reduktimet e para të çmimeve të dakordësuara në këtë kuadër filluan të aplikohen në nisje të vitit 2026.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumatorit, në korrik çmimet e barnave me recetë pësuan një tkurrje prej 3.1%, duke shënuar kështu rënien më të fortë vjetore të dokumentuar në më shumë se 60 vjet. Këto shifra u bënë publike nga Byroja e Statistikave të Punës, drejtuesin e së cilës Trump e kishte shkarkuar një vit më parë, pas publikimit të të dhënave më të dobëta se pritshmëritë për tregun e punës. Në atë periudhë, presidenti i kishte etiketuar ato statistika si “të rreme”.

Specialistët e politikave shëndetësore shprehin dyshime serioze se rënia e çmimeve është fryt kryesor i veprimeve të administratës Trump. Richard Frank, profesor i ekonomisë shëndetësore në Harvard, i deklaroi Washington Post se, po të duhej të veçonte faktorin më me peshë, do të përmendte ndërhyrjet që burojnë nga Akti i Reduktimit të Inflacionit, dhe jo nismat e qeverisë aktuale. Në të njëjtën gjatësi vale, Stacy Dusetzina, profesore e politikave shëndetësore në Universitetin Vanderbilt, e konsideroi ligjin e epokës Biden si shpjegimin më bindës për këtë prirje zbritëse. Edhe pse deri tani vetëm 10 ilaçe kanë hyrë në procesin e negocimit, Dusetzina vuri në dukje se ato përdoren masivisht, prandaj ulja e çmimeve të tyre mund të peshojë ndjeshëm në indeksin e përgjithshëm të barnave me recetë.

Pavarësisht përmbajtjes faktike të artikullit, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë vazhduan ta paraqesin rënien si një arritje personale të Trump. Drejtori i komunikimit i administratës shkroi në rrjetin X: “Gjithçka falë Presidentit Trump!”


Shtuar 16.08.2026 14:36

grandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal