Trump: Rusia ka humbur kontrollin e industrisë së naftës, lufta në Ukrainë duhet të përfundojë

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Rusia nuk e kontrollon më industrinë e saj të naftës, duke e lidhur këtë situatë me luftën në Ukrainë.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se një numër i madh rafinerish ruse janë dëmtuar dhe aktualisht nuk janë në funksion. “Rusia për fat të keq ka humbur kontrollin e industrisë së saj të naftës për shkak të luftës me Ukrainën”, shkroi presidenti i SHBA-së, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara në rafineritë e naftës.

Ky qëndrim u publikua një ditë para takimit të planifikuar të Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Trump theksoi gjithashtu se konflikti po shkakton pasoja të rënda dhe përsëriti kërkesën për përfundimin e tij. Sipas tij, rreth 25 mijë persona, kryesisht ushtarë, humbin jetën çdo muaj. “Kjo luftë qesharake dhe e pafundme me Ukrainën duhet të marrë fund”, përfundoi presidenti amerikan.


Shtuar 21.09.2026 15:27

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis