Trump paralajmëron Teheranin për “mundësinë e fundit”, rriten sërish tensionet në Hormuz

Donald Trump paralajmëroi Iranin se ndodhet përballë “mundësisë së fundit” për arritjen e një marrëveshjeje, vetëm një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi negociata të reja që synojnë t’i japin fund konfliktit disa-mujor.

Të lidhura

None found

Gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Trump u tha gazetarëve se bisedimet po zhvilloheshin me kërkesën e Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe shteteve të tjera.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se për Iranin kjo ishte mundësia e fundit për të firmosur një marrëveshje të mirë.

Teherani, megjithatë, paraqiti një version tjetër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, mohoi se po zhvilloheshin negociata me Shtetet e Bashkuara dhe tha se nuk ishte parashikuar ndonjë takim.

Baghaei sqaroi se Irani po negocionte me Omanin dhe se vëmendja ishte përqendruar te arritja e një marrëveshjeje mbi një rrugë që garanton sigurinë e trafikut detar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Sipas tij, këto ishin bisedime dypalëshe ndërmjet dy shteteve bregdetare, ndërsa mundësia e negociatave me SHBA-të do të shqyrtohej në faza të mëvonshme.

Duke reaguar ndaj këtyre deklaratave, Trump pretendoi se pala iraniane i ishte lutur të ndërpriste sulmet dhe të arrihej një marrëveshje.

Nga Zyra Ovale, ai tha se iranianët kishin telefonuar duke kërkuar që të mos sulmoheshin dhe duke premtuar se do të arrinin një marrëveshje. Trump këmbënguli se kjo ishte e vërteta dhe se të gjithë e dinin.

Në të njëjtën kohë, situata në Ngushticën e Hormuzit vijon të mbetet e tensionuar. Një anije mallrash raportoi se ishte goditur me predhë pranë brigjeve të Omanit, ndërsa ende nuk dihet se nga cili vend ishte kryer sulmi.


Shtuar 4.08.2026 14:47

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet