Donald Trump reagoi me kritika të forta ndaj Komisionit Evropian, pasi institucioni vendosi një gjobë të lartë për Alphabet, kompaninë mëmë të Google-it.
Të lidhura
None found
Presidenti i SHBA-së paralajmëroi se, si kundërpërgjigje ndaj gjobës shumëmiliardëshe të Bashkimit Evropian për Google-in, mund të vendosë “një tarifë të konsiderueshme doganore” për importet nga BE-ja. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai shkroi: “Bashkimi Evropian do të paguajë një çmim shumë të lartë për këtë sjellje të paligjshme dhe jashtëzakonisht joetike, për të cilën i kam paralajmëruar vazhdimisht”.
Autoritetet në Uashington pritet të hapin një hetim mbi “praktikat tregtare diskriminuese”, duke u mbështetur në Nenin 301 të Ligjit të Tregtisë të vitit 1974. Sipas palës amerikane, veprimi lidhet me atë që cilësohet si “zhvatje” e kompanive të SHBA-së.
Neni 301 i mundëson qeverisë amerikane të reagojë ndaj praktikave tregtare që konstatohen si “të pajustifikuara, të paarsyeshme ose diskriminuese”. Ndër masat që mund të merren përfshihet edhe aplikimi i tarifave doganore.
Duke u bazuar në këtë nen, Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer, caktoi të enjten (22.07.) tarifa të reja për rreth 60 partnerë tregtarë. Vendimi u argumentua me faktin se këto vende nuk kishin vepruar mjaftueshëm kundër punës së detyruar.
Gjobën ndaj Google-it e vendosi Komisioni Evropian më 22.07. Ajo arrin në 890 milionë euro, ose rreth 1 miliard dollarë amerikanë.
Komisioni arsyetoi se Google kishte cenuar rregullat e BE-së të hartuara për të frenuar pozitën dominuese në treg të gjigantëve të mëdhenj teknologjikë. /dw
