Egnatia kërkon në Slloveni fitoren që e mban në garë për kualifikimin në Champions League

Egnatia duhet të fitojë në Slloveni, pasi vetëm ky rezultat do t’i mbante gjallë shpresat për të vazhduar rrugëtimin në Champions League.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka udhëtuar drejt Sllovenisë pas barazimit 3-3 në Rrogozhinë dhe po zhvillon përgatitjet e fundit për përballjen me NK Celje. Ndeshja do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:15, në “Z’dezele Stadium”.

Gjashtë golat e shënuar në takimin e parë dhuruan një sfidë përgjithësisht spektakolare, ndaj pritet që edhe dueli i kthimit të ketë një rrjedhë të ngjashme. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë gjithçka për gjithçka në këtë përballje.

Nëse rrogozhinasit triumfojnë në këtë duel, do të realizonin një tjetër hap të rëndësishëm në aventurën evropiane. Në skenarin më të favorshëm, edhe nëse rrugëtimi i tyre në Champions do të përfundonte, ata do të afroheshin ndjeshëm me grupet e Conference League.


Shtuar 27.07.2026 09:28

holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort