Treni i pasagjerëve përplaset me autobusin në Rusi, 8 të vdekur (VIDEO)

Të paktën tetë persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një autobus në një vendkalim hekurudhor në Yaroslavl të Rusisë, rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës, Rusi .

Autobusi u ndal në shina ndërsa po përpiqej të kalonte vendkalimin hekurudhor, thanë mediat ruse.

Shoferi i trenit ka bërë gjithçka për të shmangur përplasjen, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi distanca ka qenë e shkurtër, theksohet në raporte.

Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, asnjë nga tetë personat që ndodheshin në autobus nuk mbijetoi.

Nuk u raportuan të lënduar në mesin e rreth 340 pasagjerëve në tren./albeu.com


Shtuar 1.04.2024 19:09

Tags: , ,