Tenton të për*unojë pronaren e lokalit, policia arreston 30 vjeçarin shqiptarë (Video)

Një shqiptar 30 vjeç ka tentuar të përdhunojë pronaren e tij greke 32-vjeçare në një lokal në ishullin Simi.

Pamjet e tentativës së përdhunimit janë bërë publike nga vetë e reja greke, e cila është nënë e dy fëmijëve.

Ajo publikoi pamjet, për të dhënë mesazhin se nëse një grua nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie, nuk mund ta detyrojë dot askush.

Në pamjet e publikuara nga mediat helene, duket shqiptari që shkon në banak, puth greken dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale.

Grekja i bën me dije shqiptarit se ambienti ka kamera, e largon edhe me forcë e sërish 30-vjeçari nuk ndalon veprimet e tij.

Djali, që dyshohet se ka qenë i dehur, edhe pasi grekja i thotë që të dalë jashtë, mbyll derën me çelës dhe vijon veprimet e tij.

Pas kësaj, ajo ka bërtitur dhe kjo gjë ka alarmuar njerëzit.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar 30-vjeçarin nga Shqipëria.


Shtuar 10.04.2024 17:28