Stoltenberg paralajmëron NATO-n: Mos lejoni një përçarje mes SHBA-së dhe Europës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi sot vendet anëtare të Aleancës që të mos lejojnë një përçarje mes SHBA-së dhe Evuopës.

“Unë i mirëpres aleatët europianë që investojnë më shumë në mbrojtje dhe NATO ka bërë thirrje për shumë vite me radhë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e aleancës në Bruksel, ku ai po kryeson një takim të ministrave të mbrojtjes të aleancës.

Stoltenberg theksoi se NATO nuk duhet të ndjekë asnjë rrugë që do të tregonte se ka një përpjekje për të ndarë Europën nga Amerika.