Spanja përgatitet për errësirë në mes të ditës, shqetësim për rrezikun e zjarreve

Një eklips diellor do t’u japë sot mundësinë miliona njerëzve në Europë të ndjekin një fenomen të rrallë, ndërsa Spanja pritet të jetë ndoshta vendi me kushtet më të mira për ta vëzhguar.

Të lidhura

None found

Pak përpara perëndimit të Diellit, gjatë mbrëmjes së sotme, Hëna do të pozicionohet para tij dhe do ta errësojë përkohësisht qiellin në pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër. Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, një eklips i plotë diellor do të jetë i dukshëm në zona të gjera të Spanjës.

Në Gjermani dhe në shtete të tjera europiane, fenomeni do të mund të shihet vetëm pjesërisht. Parashikimet tregojnë se kushtet atmosferike në Spanjë do të jenë përgjithësisht të përshtatshme për ndjekjen e eklipsit.

Ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shohin Diellin vetëm përmes syzeve të posaçme dhe të certifikuara për eklipse. Vëzhgimi i tij me sy të lirë mund të sjellë dëmtime të përhershme të shikimit, edhe nëse Hëna e ka mbuluar vetëm pjesërisht.

Autoritetet spanjolle janë vendosur gjithashtu në gatishmëri të lartë për shkak të mundësisë së zjarreve në pyje. Qindra mijëra persona pritet të grumbullohen në hapësira të hapura dhe në pika të larta për të ndjekur fenomenin, ndërsa moti i thatë dhe temperaturat shtojnë rrezikun që edhe një pakujdesi e vogël të shkaktojë zjarr.

Gjatë këtij viti, Spanja është përballur edhe më parë me zjarre të mëdha pyjore, të cilat kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të territorit të vendit.


Shtuar 12.08.2026 15:22

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomajaxbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet