Sistemi EES nën kritika, pritje të gjata në aeroporte për regjistrimin e hyrje-daljeve

Stefan Schulte, president i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë (ACI Europe), ka shprehur shqetësim të fortë për mënyrën si po funksionon sistemi i ri i hyrje-daljeve (EES) për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Europian.

I mbështetur te verifikimi i të dhënave biometrike të udhëtarëve, sistemi EES po vihet në zbatim në mënyrë graduale nga BE-ja. Sipas Schulte, megjithatë, ky mekanizëm po sjell vonesa të mëdha në pikat kufitare. Ai u kërkoi institucioneve europiane të pranojnë problemet konkrete që po shfaq sistemi dhe të mos e paraqesin situatën sikur gjithçka po ecën normalisht.

Të lidhura

None found

Gjatë orëve me fluks të lartë, udhëtarët detyrohen të presin me orë të tëra në radhë. Nuk është e qartë se si do të përballojmë rritjen e trafikut në javët e ardhshme”, deklaroi Schulte, i cili njëherazi është edhe drejtues i kompanisë Fraport, që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit.

Vështirësitë me EES-in, sipas tij, janë shfaqur në disa aeroporte të Europës. Një rast i tillë u regjistrua në prill, kur pasagjerë të linjës Milano-Manchester humbën fluturimet e tyre si pasojë e vonesave në kontrollin e pasaportave.

Schulte kërkoi që zbatimi i sistemit të ketë më shumë fleksibilitet, duke sugjeruar që autoritetet kufitare të mund ta ndërpresin përkohësisht atë kur rrethanat e kërkojnë, për të shmangur kaosin dhe bllokimet në aeroporte. Ai po ashtu bëri thirrje që sistemi t’i nënshtrohet një rishikimi të përgjithshëm.

Në këtë moment, Bashkimi Europian ka lejuar pezullimin e përkohshëm të EES-it në rrethana të caktuara deri në muajin shtator. Por Schulte theksoi se sezoni veror vijon edhe pas kësaj periudhe dhe paralajmëroi se, pa masa shtesë, sistemi mund të hasë vështirësi edhe më të mëdha.


Shtuar 24.06.2026 13:23

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş