Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë armësh pranë Romës, vapa dhe era favorizuan përhapjen e zjarrit

Italia u trondit të enjten nga një shpërthim masiv në një depo armësh pranë Romës.

Të lidhura

None found

Fabrika ku ndodhi ngjarja prodhon municione për mbrojtjen tokësore dhe detare, si edhe lëndë djegëse të ngurta për automjete hapësinore.

Zjarri nisi në një ngjeshës, makineri që shërben për shtypjen e barutit. Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizuan më pas zgjerimin e zonës së përfshirë nga flakët, duke çuar në shpërthim.

Nuk u raportuan viktima apo persona të plagosur. Zjarrfikësit dhe karabinierët rrethuan menjëherë zonën dhe arritën të vinin flakët nën kontroll.

Sipas autoriteteve italiane, situata është stabilizuar, ndërsa fuqia e shpërthimit bëri që ai të ndihej në të gjithë qytetin. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.


Shtuar 13.08.2026 23:10

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Girişholiganbet