Egnatia realizon përmbysjen e jashtëzakonshme dhe siguron play-offin e Ligës së Evropës

Egnatia, kampionia e Shqipërisë, ka përmbysur në mënyrë spektakolare Shamrock Rovers, duke siguruar kualifikimin në finalen e play-offit të Ligës së Evropës.

Të lidhura

None found

Skuadra shqiptare kishte humbur 1-3 në përballjen e parë, por u kundërpërgjigj me një fitore të thellë 5-1, pavarësisht se luajti me dhjetë futbollistë që nga fundi i pjesës së parë.

Vetëm katër minuta pas nisjes së takimit, Adjessa shënoi golin e avantazhit për Egnatian, ndërsa Albanese e çoi rezultatin në 2-0 në minutën e 11-të.

Gruda realizoi golin e tretë në minutën e 20-të, kurse në të 38-ën Adjessa goditi sërish pas një tjetër bashkëpunimi me Madeiros.

Vështirësitë për Egnatian u shtuan në minutën 45+3’, kur Ndreca u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha.

Edhe me një lojtar më pak, skuadra shqiptare vijoi dominimin. Albanese kompletoi het-trikun në minutën e 58-të, duke vulosur kalimin në fazën tjetër.

Shamrock Rovers arriti vetëm golin e nderit, të shënuar nga Burke në minutën e 74-t.

Në finalen e play-offit, Egnatia do të përballet me klubin norvegjez Lillestrom.


Shtuar 13.08.2026 23:04

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombovbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Girişholiganbet