Sherr në burgun e Nju Xhersit, Diddy përfundon në izolim; pasiguri për datën e lirimit

Artisti dhe sipërmarrësi Sean Combs, i njohur për publikun si Diddy, dyshohet se u përfshi në një konflikt të dhunshëm me një të paraburgosur në Burgun Federal Fort Dix, duke u transferuar më pas në izolim.

Të lidhura

None found

Mediat amerikane raportojnë, duke iu referuar burimeve pranë çështjes, se ngjarja ndodhi ditët e para të kësaj jave, pasi një person tjetër i dënuar ofendoi 56-vjeçarin.

Konfrontimi nisi si një përleshje fizike dhe shpejt shpërtheu në një shkëmbim grushtash. Sipas dëshmitarëve, Combs reagoi ndaj sulmit përpara se rojet e sigurisë të ndërhynin dhe t’i ndanin të dy pjesëmarrësit.

Pas përplasjes, Sean Combs u vendos në një qeli izolimi. Nuk dihet me saktësi data e incidentit dhe as nëse ai vijon të qëndrojë i veçuar nga të burgosurit e tjerë.

Një përfaqësuese e institucionit të vuajtjes së dënimit nuk pranoi të bënte asnjë deklaratë për ngjarjen. “Për të garantuar privatësinë, sigurinë dhe mbrojtjen, ne nuk japim informacion mbi kushtet e paraburgimit të një individi, duke përfshirë ambientin ku mbahet, dhe nuk konfirmojmë nëse ndonjë i paraburgosur i është nënshtruar një ankese, hetimi apo mase disiplinore,” deklaroi ajo.

Ekipi ligjor i Diddy-t gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të shtypit.

Analistët paralajmërojnë se një incident i tillë mund të ketë efekt negativ mbi të ardhmen e tij gjyqësore, sepse çdo sanksion disiplinor brenda burgut mund ta shtyjë më tej përfundimin e dënimit. Aktualisht, ai pritet të jetë i lirë më 8 shkurt 2028, por pasojat e sherrit mund ta ndryshojnë këtë periudhë.

Sean Combs u shpall fajtor në tetor të vitit 2025 për dy raste të transportimit të personave me qëllim prostitucioni, duke shkelur Aktin Federal Mann. Pas vendimit, ai mori një dënim prej katër vitesh e dy muajsh burg, një periudhë lirimi të mbikëqyrur prej pesë vitesh dhe u gjobit me 500 mijë dollarë.

Deri në këto çaste, as drejtoria e burgut dhe as avokatët e reperit nuk e kanë pohuar zyrtarisht zhvillimin e sherrit apo marrjen e ndonjë mase shtesë ndaj tij.


Shtuar 25.07.2026 08:09

matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet