Një ndërtese pesëkatëshe është shembur në Kuçukçekmece në Stamboll.
Mësohet se nga rrënojat fillimisht u nxorrën shtatë persona, duke përfshirë dy të plagosur rëndë, ka njoftuar guvernatori i Stambollit, Davut Gul. Më vonë, zyra e tij tha se një person tjetër i plagosur u shpëtua dhe një trup i pajetë u gjet.
Guvernatori tha se struktura 36-vjeçare është shembur në orën 08:40 të mëngjesit. Shkaku i shembjes së saj nuk është i qartë, por nuk ka asnjë shenjë shpërthimi apo aktiviteti sizmik. Siç raportohet, për banim përdoreshin vetëm katet e fundit, ndërsa pjesa tjetër e ndërtesës shfrytëzohej nga biznese të ndryshme. Por, thuhet se ky rast ka ngjallur frikë te qytetarët për qëndrueshmërinë e objekteve në rast tërmeti.
CCTV footage shows the moment a building collapses in the Kucukcekmece district of Istanbul, with rescue workers on the scene. One person is dead and at least eight others injured, according to the Turkish authorities, after a 3-storey building collapsed on Sunday morning. pic.twitter.com/bGqKOKSRES
— Wafa News Agency – English (@WAFANewsEnglish) June 2, 2024