Rusia pretendon se ka prova që e lidhin sulmin në Moskë me Ukrainën

Rusia pretendon se ka prova se personat e armatosur që vranë më shumë se 140 njerëz në një sulm në një sallë koncertesh në Moskë javën e kaluar ishin të lidhur me “nacionalistët ukrainas”.

Në një deklaratë, Komiteti Hetimor Rus tha se sulmuesit kishin marrë sasi të konsiderueshme parash dhe kriptomonedhash nga Ukraina.

Komisioni nuk ka ofruar prova. Ukraina ka mohuar prerazi se kishte të bënte me sulmin, më vdekjeprurës në Rusi për 20 vjet.


Shtuar 28.03.2024 16:20