Sulm i përgjakshëm në një tren në Londër, plagoset rëndë me thikë 20-vjeçari (VIDEO)

Ditën e djeshme me datë 26/03 ka ndodhur një sulm i përgjakshëm me thikë në një tren në Londër, me pasojë plagosjen e rëndë të një 20-vjeçari.

Pasagjerët që ishin dëshmitarë të sulmit brutal regjistruan momentin e ngjarjes me telefon dhe më pas postuan videon në rrjetet sociale.

Në video, shihet një burrë kapuç, pantallona të zeza dhe maskë në fytyrë me një thikë të madhe në dorë. Pas një ndjekjeje nga auroritetet, autori 19-vjeçar u arrestua si i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Gjendja shëndetësor e të plagosurit është kritike, shkruan The Guardian.


Shtuar 28.03.2024 16:47