Realizon ëndrrën e saj/ Billie Eilish këndon në një duet me Lana del Rey

Billie Eilish një ndër këngëtaret me famë botërore mjaft e njohur për publikun ka realizuar një ndlr ëndrrat e saj duke performuar me idhullin e saj Lana Del Rey.

Çifti ikonë erdhi si një surprizë për audiencën në festivalin në Indio, Kaliforni.

Ky duet për Billie-n ishte gjithçka që ajo mund të shpresonte ndonjëherë duke qenë se Lana ka pasur një ndikim kaq të madh në muzikën e saj. Bille doli papritmas nga prapaskenat dhe filloi të këndojë drejtpërdrejtë këngën e saj “Ocean Eyes”, me një asistim nga Lana.

Më pas yjet bënë një tjetër duet, duke kënduar këngën e Lanës, “Video Games”. Ndërkohë, fansat e Taylor Swift menduan se superylli i popit do t’i bashkohej Lanës në skenë për shkak të punës së tyre të mëparshme së bashku, por një bashkëpunim i tillë nuk u zhvillua.

 


Shtuar 13.04.2024 17:42