Policia greke ka ndaluar mbrëmjen e së premtes një person në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Të lidhura
None found
Burimet bëjnë me dije se shtetasi i huaj, për të cilin ende nuk është përcaktuar nëse është shqiptar, pasi kaloi doganën e Republikës së Shqipërisë, iu paraqit autoriteteve greke dhe dorëzoi një pasaportë të Kilit.
Kontrolli në sistem zbuloi se dokumenti ishte denoncuar i humbur në Belgjikë. Pas këtij konstatimi, personi u vu menjëherë në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar arsyen e mbajtjes së pasaportës dhe qëllimin e hyrjes në Greqi me identitet të rremë.
