Plas sherri në avion, shtyhet me 5 orë fluturimi (VIDEO)

Incidentet gjatë fluturimeve nuk janë aspak të këndshme.

5 orë u shty fluturimi i avionit nga  Stambolli në drejtim të Tunizisë, pasi disa pasagjerë u përleshën në bord.

Mësohet se përplasja mes pasagjerëve nisi sapo pasagjerët hipën në avion dhe po sistemonin bagazhet e tyre. Fillimisht përplasja nisi midis disa femrave, ndërsa pastaj u përfshi edhe një burrë.

Për shkak të këtij incidenti, autoritetet vendosën të shtyjnë me 5 orë fluturimin e avionit.

 


 


Shtuar 14.04.2021 19:15