Pëson rritje numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali

Ka pësuar rritje numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali.

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit kanë humbur betejën 93 qytetarë, ndërsa janë shënuar 2 483 raste të reja me COVID-19 nga 221 818 teste të kryera.

Fatmirësisht 10 313 persona kanë arritur të mposhtin virusin, ndërkohë është ulur numri i pacientëve në kujdesin intensiv, ku aktualisht janë vetëm 989 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,220,304 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 126,221 qytetarë.


Shtuar 1.06.2021 19:24