Përplasje me armë në Anavyssos, Alket Rizai në kërkim para rikthimit të planifikuar në burg

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas një incidenti me të shtëna në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës, ku dyshohet se është përfshirë shqiptari Alket Rizai. I njohur në Greqi për arratisjet e bujshme nga burgu dhe për lidhjet e mëparshme me të shumëkërkuarin Vasilis Paleokostas, Rizai ndodhej me leje jashtë qelisë dhe duhej të rikthehej në Burgun e Domokos.

Policia mori njoftimin për të shtëna me armë rreth orës 05:15 të mëngjesit. Në momentin kur efektivët mbërritën në zonë, personat e përfshirë nuk ndodheshin më aty, ndërsa në vend u gjetën dy gëzhoja dhe njolla gjaku.

Të lidhura

None found

Më pas, Qendra Shëndetësore e Kalivisë njoftoi policinë se kishte pritur dy persona të plagosur. Njëri prej tyre ishte një 20-vjeçar grek, i dëmtuar në kyçin e këmbës nga copëza xhami, ndërsa tjetri një 41-vjeçar pakistanez, i plagosur me armë zjarri në pulpë. Të dy ishin punonjës të biznesit.

Deklarimet e para të të plagosurve dhe të pronarit të lokalit nuk përputheshin mes tyre. Megjithatë, përmes pamjeve filmike, policia ka arritur të krijojë një panoramë të pjesshme të asaj që ka ndodhur.

Sipas pistës që po shqyrtohet, pronari kishte ulur volumin e muzikës pasi shumica e klientëve ishin larguar. Në atë moment, Rizai, që ishte në lokal me dy persona të tjerë, ka dalë në parking dhe ka vendosur muzikë me volum të lartë nga automjeti i tij.

Pronari i është afruar dhe i ka kërkuar të ulte zërin, nga frika se zhurma mund të sillte ndërhyrjen e policisë. Debati është kthyer më pas në përplasje, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë që kanë dalë nga lokali.

Gjatë konfliktit, Rizai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër. Armë zjarri ka përdorur edhe një shtetas afgan, i cili doli nga lokali dhe dyshohet se punonte si roje sigurie. Plumbat kanë rikoshetuar, duke plagosur dy punonjësit e biznesit.

Pas ngjarjes, Alket Rizai është larguar me makinë bashkë me dy personat që e shoqëronin. Edhe shtetasi afgan është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.

Pronari i lokalit është arrestuar nën akuzën e dhënies së dëshmisë së rreme për incidentin.

Policia greke po kërkon Rizain edhe për shkak të përfundimit të lejes së tij. Ai duhet të paraqitet të hënën në Burgun e Domokos dhe, nëse nuk rikthehet brenda afatit, rrezikon të konsiderohet i arratisur. Kjo ka shtuar mobilizimin e autoriteteve për gjetjen e tij.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetjojobet güncel girişJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis