“Rama na preu në besë”/ Divjaka shënon ditën e 45-të të protestës: Nuk pranojmë bashkimin me Lushnjen

Banorët e Divjakës vijojnë protestën kundër projektit të Partisë Socialiste për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe kalimin e saj nën varësinë e Lushnjes. Sipas tyre, identiteti, historia dhe përbërja demografike e zonës dëshmojnë se Divjaka i plotëson kriteret më mirë se disa bashki të tjera që nuk përfshihen në këtë reformë.

Për 45 ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në shesh për të kundërshtuar këtë nismë. Edhe pse numri i protestuesve është i kufizuar, ata deklarojnë se do ta çojnë betejën deri në fund, pavarësisht vendimit të kryeministrit Rama për bashkimin e Divjakës me Lushnjen.

Të lidhura

None found

Pas protestës, edhe në mbrëmjen e 45-të u zhvillua marshimi në rrugët e qytetit. Pjesëmarrësit brohoritën “Divjaka bashki”, së bashku me slogane të tjera kundër reformës territoriale.

Të hënën, në orën 16:00, komisioni i këshillit bashkiak të Divjakës dhe përfaqësues të bashkisë do të zhvillojnë një takim të zgjeruar me qytetarët për të diskutuar reformën territoriale. Këshilli bashkiak ka votuar kundër kësaj reforme që në fillim të gushtit, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të thirrur për këtë çështje.

Gjatë ditëve të ardhshme, të dhënat dhe kërkesat e banorëve të Divjakës dhe njësive administrative do t’i dërgohen Kuvendit dhe komisionit Mazniku.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetjojobet güncel girişJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis