Pas propozimit në majën e Empire State, çifti i njohur përballet me akuza në gjykatën e Nju Jorkut

Ivan Kuznetsov, 32 vjeç, dhe Angelina Nikolaou, 33 vjeç, janë paraqitur para një gjykate në Nju Jork, pasi u ngjitën në mënyrë të paligjshme në majën e Empire State Building për të realizuar një propozim martese.

Çifti, me origjinë ruse, akuzohet për rrezikim të personave të tjerë, vjedhje me thyerje dhe shkaktim dëmesh. Ata, megjithatë, i kanë justifikuar veprimet e tyre duke pretenduar se bëjnë pjesë në aktivitetin e tyre artistik.

Të lidhura

None found

“Çfarëdo që të ndodhë në gjykatë, ne e respektojmë procesin dhe pranojmë pasojat e zgjedhjeve tona”, janë shprehur ata.

Kuznetsov dhe Nikolaou ende nuk kanë deklaruar nëse janë fajtorë apo të pafajshëm. Seanca e ardhshme për këtë çështje do të mbahet më 29 shtator.

Në paraqitjen e tyre të shkurtër gjyqësore, të dy qëndruan pranë njëri-tjetrit duke u mbajtur për dore. Ata kishin veshur xhaketa të zeza lëkure dhe xhinse, ndërsa përfaqësimi para gjykatës u krye nga avokatët e tyre.

Pas përfundimit të seancës, çifti u përqafua dhe u puth përpara kamerave dhe fotografëve.

Më 1 korrik, ata u ngjitën në antenën e rrokaqiellit të famshëm të Nju Jorkut, i cili arrin rreth 443 metra lartësi. Gjatë ngjitjes, ata shpalosën një banderolë me mesazhin: “Kur fuqia e dashurisë të triumfojë mbi dashurinë për pushtet, bota do të njohë paqen.”

Në majë të ndërtesës, Kuznetsov, i cili njihet edhe me pseudonimin Ivan Beerkus për veprimtarinë e tij si alpinist urban, u ul në gjunjë për t’i propozuar partneres së tij. Më pas, ata u përqafuan dhe u puthën.

Të njohur për ngjitjet e tyre të paligjshme në ndërtesa dhe struktura të larta në pjesë të ndryshme të botës, Kuznetsov dhe Nikolaou kanë fituar vëmendje në internet për videot që publikojnë nga këto aventura. Historia e tyre është trajtuar gjithashtu në dokumentarin e Netflix, “Skywalkers: A Love Story”.


Shtuar 24.08.2026 20:34

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş