Zjarret në Shqipëri/ Nga 26 vatra, 6 vijojnë të jenë aktive

Situata e zjarreve në territorin e Shqipërisë është përmirësuar dhe aktualisht nuk paraqitet kërcënim për zonat e banuara. Sipas të dhënave deri në orën 20:00, janë evidentuar 26 vatra zjarri: 6 prej tyre janë ende aktive, 6 mbahen nën monitorim, ndërsa 14 janë shuar.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se informacioni i përditësuar i përket datës 24 Gusht 2026, ora 20:00. Strukturat operacionale vijojnë ndërhyrjet në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura.

Të lidhura

None found

Gjatë operacioneve të ditës u angazhuan 311 forca operacionale dhe 16 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre, Forcat e Armatosura vunë në dispozicion 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë dhe 3 helikopterë.

Në Pukë, gjendja në aksin Tërbun–Gojan–Gjegjan ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë shuar plotësisht, ndërsa zjarri në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe ndodhet pranë shuarjes. Në këtë operacion marrin pjesë efektivë të MZSH-së, shërbimit pyjor, strukturave vendore, vullnetarë dhe 40 efektivë të FA-së, me ndërhyrje tokësore dhe ajrore.

Ndërkohë, në Gojdan të Fushë-Arrëzit po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e një vatre në një sipërfaqe pyjore. Në terren janë angazhuar strukturat vendore, MZSH-ja, Policia, vullnetarët dhe 1 helikopter i FA-së. Sipas njoftimit, banesat nuk janë të rrezikuara.

Edhe në Dajt ka ende vatra aktive, të cilat ndodhen në terren të vështirë, por pa paraqitur rrezik për zonat e banuara. Për përballimin e situatës u angazhuan 30 efektivë të FA-së dhe 30 zjarrfikës, të mbështetur nga 1 helikopter i FA-së.

Vatra aktive janë raportuar edhe në Ballenjë dhe në Qafën e Helmës në Dibër, si dhe në malin e Luzatit në Tepelenë. Në Lezhë, Elbasan dhe Vlorë, disa vatra të tjera janë shuar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë vendin, në bashkëpunim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Forcat dhe kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo zonë ku do të jetë e nevojshme, duke pasur si përparësi mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.


Shtuar 24.08.2026 20:32

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş