Pamjet flasin vetë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë bashkë dhe shumë të dashuruar (FOTO LAJM)

Rikthimi i bujshëm i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se është në ditët më të mira dhe nuk ka asnjë dyshim.

Mbrëmjen e djeshme ata të dy janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin, teksa dolën bashkë për një darkë romantike.

Çifti janë parë pranë njëri-tjetrit duke ecur bashkë drejt restorantit. Madje në disa foto Jennifer shihet duke mbështeteur kokën tek shpatullat e partnerit të ri. Të dy ata mbërritën bashkë në restorant me makinën e Affleck, ndërkohë që në sediljen mbrapa dukej se ishte ulur dhe një person i tretë.

“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithahstu dukej e lumur. Ben ja kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë ata kanë qeshur shumë dhe kaluan bukur”, ka thënë një person që ishte dëshmitar.


Shtuar 2.06.2021 10:23