Ngren flamurin shqiptar në oborrin e shkollës greke, nxënësin e dërgojnë te drejtori

Një nxënës shqiptar në Greqi ka varur në kangjellat e oborrit të shkollës flamurin shqiptar, raportojnë mediat greke teksa e cilësojnë si një incident.

Ngjarja e regjistruar ditën e djeshme në Argallasti në Pelion ka nxitur reagime të shumta nga shokët e klasës, të cilët e çuan atë te drejtori i shkollës.

Protothema.gr shkruan se reagime pati edhe nga prindërit e nxënësve, të cilët janë njoftuar për ngjarjen, çka solli edhe një mbledhje të këshillit të shkollës.

Megjithatë nxënësi është shprehur se është penduar për veprimin e tij, se nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka.


Shtuar 22.02.2024 21:44