Dafina Zeqiri publikon videoklipin e këngës ‘Luj’ nga albumi i ri , bashkëpunim me MC Kresha

Dafina Zeqiri tashmë ka publikuar të gjitha këngët e albumit të saj të ri, “The Absolute Vol.1”.

Në mesin e bashkëpunimeve që ka sjell, ajo një të tillë e ka realizuar edhe me reperin MC Kresha.

“Luj” tani ndodhet më videoklip në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të artistes shqiptare.

Ajo vjen e veçantë në klip, ku e ka realizuar në një mënyrë tejet unike.

Teksti është shkruar nga Dafina, Elinel dhe MC Kresha me melodi po ashtu nga këngëtarja.

Producimi u bë nga Rzon me video nga Sekuencë.

Të gjitha këto këngë të Zeqirit janë prit mirë e kanë grumbulluar miliona klikime.


Shtuar 22.02.2024 21:50