Karrige para kryeministrisë për dialog/ Rama: Unë dhe qeveria jemi në dispozicion! Nuk janë të mirëpritur dhunuesit

Kryeministri Edi Rama, teksa vendoste shënimin “Dialog” në karriget e nxjerra në shkallët e kryeministrisë dhe mesazhin se është i gatshëm për të biseduar me protestuesit.

Kreu i qeverisë bëri të qartë se dialogu, nuk mund të zhvillohet me personat që ushtrojnë dhunë apo me ata që nuk distancohen nga aktet e dhunës.

Të lidhura

None found

“Kush do dialog pa kushte, ku të doja, kur të dojë, edhe këtu po të dojë unë jam në dispozicion bashkë me qeverinë. Ata që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, deklaroi Rama.

 

 


Shtuar më 20.10.2026 10:19