Ndarja e çmimeve Oscar, sonte moment i veçantë kushtuar Ukrainës

Transmetimi i drejtpërdrejtë i sonte Oscars do të ketë një moment kushtuar Ukrainës.

“Do të jetë një hapësirë ​​e sinqertë, se si duhen trajtuar këto kohë të vështira,” i thanë Neë York Times Regina Hall dhe Wanda Skyes, dy nga tre drejtuesit e “Night of the Stars” të ABC.

Hall dhe Skyes nuk specifikuan nëse fragmenti do të përfshijë një lidhje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky siç u tha nga mikpritësja e tretë, Amy Schumer, e cila nuk mori pjesë në intervistë sepse nuk ndihej mirë.


Shtuar 27.03.2022 21:16