NATO përshëndet marrëveshjen për sigurinë e Groenlandës, Trump pretendon kontroll të përhershëm amerikan

Pas disa muajsh përplasjesh të nxitura nga kërkesat e Presidentit Donald Trump për Groenlandën, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë bërë të ditur arritjen e një marrëveshjeje për sigurinë e territorit arktik.

Të lidhura

None found

NATO e ka cilësuar marrëveshjen si një zhvillim pozitiv, duke vlerësuar se ajo mund të rrisë sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon.

Sipas Trump, dokumenti i jep SHBA-së “kontroll të përhershëm mbi sigurinë dhe të gjitha nevojat e tjera” të Groenlandës. Presidenti amerikan tha se marrëveshja u hap rrugë Shteteve të Bashkuara të ndërmarrin çdo masë që e shohin të domosdoshme për mbrojtjen e territorit.

Përmbajtja e plotë e marrëveshjes ende nuk është bërë publike. Një zyrtar i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit amerikan deklaroi se ajo u njeh Shteteve të Bashkuara të drejta të përhershme për akses, bazim dhe fluturime, ndërsa lejon edhe ngritjen e strukturave të reja ushtarake pa miratimin e Groenlandës ose të Danimarkës.

Dokumenti përfshin edhe kufizime ndaj pranisë ushtarake dhe investimeve nga shtetet jashtë NATO-s. Sipas zyrtarit amerikan, këto masa synojnë kryesisht të ndalojnë Rusinë dhe Kinën të vendosin trupa apo të investojnë në fusha të ndjeshme të Groenlandës.

Trump deklaroi se marrëveshja është arritur “pa kosto për Shtetet e Bashkuara”. Ai shtoi se në të parashikohet që kundërshtarët e SHBA-së të mos kenë të drejtë të mbajnë prani ushtarake ose të kryejnë investime të rëndësishme në Groenlandë pa pëlqimin amerikan.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri i Groenlandës Jens-Frederik Nielsen e kanë mirëpritur marrëveshjen. Ata thanë se ajo rrit sigurinë në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut, duke respektuar njëkohësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës, si dhe të drejtën e popullit groenlandez për vetëvendosje.

Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pas kësaj, dokumenti do të kalojë në procedurat përkatëse parlamentare.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron e ka përshëndetur marrëveshjen, duke deklaruar se ajo konfirmon sovranitetin danez mbi Groenlandën dhe është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Debati për statusin dhe sigurinë e Groenlandës është intensifikuar gjatë muajve të fundit. Trump ka përsëritur disa herë se SHBA duhet ta marrë territorin, duke e lidhur këtë qëndrim me rëndësinë e tij strategjike dhe me pasuritë minerale, të cilat sipas tij janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare amerikane.


Shtuar 20.09.2026 13:38

sultanbeyli escortparla iptvsahabetligobetcasinofaststarzbetjojobetroketbet girişslot siteleriJojobetonwinMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetAlanya escortcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbet