Myanmar-i forcon goditjen ndaj mashtrimeve kibernetike, vendoset dënimi kapital

Një ligj i ri i miratuar nga parlamenti i Myanmar-it parashikon dënimin me vdekje për këdo që mban me forcë, torturon apo detyron njerëzit të punojnë në qendrat e mashtrimeve online.

Të lidhura

None found

“Ligji për Luftën Kundër Mashtrimeve Online”, i cili merr mbështetje nga ushtria, përbën iniciativën e parë legjislative të administratës së sapoformuar nën drejtimin e presidentit Min Aung Hlaing. Ai sanksionon dënime që variojnë nga 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm, ndërsa rastet kur tortura apo dhuna rezultojnë fatale për viktimën do të ndëshkohen me dënim kapital.

Po ashtu, ligji i ri vendos dënim me burgim të përjetshëm për drejtuesit e këtyre qendrave kriminale dhe për personat që ngrenë skema mashtruese me kriptovaluta. Vitet e fundit, Myanmari është shndërruar në një nga epiqendrat më të mëdha të mashtrimeve kibernetike në rajonin e Azisë Juglindore. Rrjetet kriminale kontrollojnë komplekse të mbrojtura, ku një numër i madh shtetasish të huaj, të trafikuar përmes mashtrimit ose me forcë, detyrohen të kryejnë mashtrime në rrjet, kryesisht skema joshjeje romantike dhe investimesh fiktive me kriptovaluta, duke vënë në shënjestër viktima në shkallë globale. Akti normativ u miratua në një periudhë kur vendi vazhdon të jetë i përfshirë nga një konflikt i brendshëm civil, i nisur pas grushtit të shtetit të udhëhequr nga ushtria në vitin 2021.

Shumica e analistëve e shohin parlamentin aktual si të mbizotëruar nga delegatë pro-ushtarakë, teksa procesi zgjedhor që solli në pushtet qeverinë e re është kritikuar ashpër nga vendet perëndimore dhe institucionet ndërkombëtare, të cilat e cilësojnë si jo të lirë e as demokratik.


Shtuar 28.07.2026 12:39

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom