Rreziku i një përshkallëzimi të ri mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të shtohet në ditët e ardhshme.
Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e rinisjes së sulmeve ushtarake ndaj Iranit, ndoshta më 4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, raportojnë mediat amerikane.
Të lidhura
None found
Portali Ms. Now shkruan se Uashingtoni u ka kërkuar aleatëve në vendet e Gjirit Persik të jenë të përgatitur për sulme të shkurtra dhe intensive ndaj Iranit. Lajmi bazohet në deklaratat e tre zyrtarëve të lartë arabë, të cilët kanë folur në anonimitet.
Ende nuk është e qartë nëse ky plan do të zbatohet. Nuk ka konfirmim zyrtar se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të rifillojnë operacionet ushtarake.
I pyetur për raportimet, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se administrata nuk komenton planet e mundshme ushtarake. Ai shtoi se Trump i ka të gjitha opsionet në dispozicion për të siguruar që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore.
Një tjetër pengesë e mundshme për përshkallëzimin është mungesa e unitetit brenda kampit republikan. Mbështetësit e Trump janë gjithnjë e më të përçarë për qëndrimin ndaj Iranit dhe për rolin që duhet të luajnë SHBA-ja në konfliktet ndërkombëtare.
Aktualisht, luftimet mes dy vendeve janë pezull, ndërsa Uashingtoni nuk ka sulmuar Iranin që prej 1 shtatorit. Trump kishte thënë më herët se nuk do të urdhëronte operacione të reja ushtarake gjatë periudhës së zgjedhjeve të mesmandatit.






