Izraeli dhe Hamasi dakordësohen për fazën e dytë në Gaza, Trump: Çarmatimi garanton paqen

Donald Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kanë gjetur dakordësi për fazën e dytë të luftës në Rripin e Gazës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se marrëveshja përfshin çarmatimin e plotë të Hamasit, si dhe të çdo grupi tjetër të armatosur në enklavën palestineze.

Të lidhura

None found

Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi këtë zhvillim si një hap me rëndësi historike në rrugën drejt paqes.

“Sot Bordi i Paqes ka arritur një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Ky është një hap monumental drejt një paqeje dhe sigurie të qëndrueshme”, shkroi ai.

Trump sqaroi se, sapo të përfundojë procesi i çarmatimit, trupat izraelite do të largohen nga Rripi i Gazës. Më pas, siguria në territor do të garantohet nga një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi, e cila do të veprojë në bashkëpunim me një forcë të re policore palestineze, në interes të popullsisë së Gazës dhe të shteteve fqinje.

Arritja e marrëveshjes është konfirmuar gjithashtu nga përfaqësues të Hamasit. Ghazi Hamad, pjesëtar i delegacionit negociator të grupit palestinez, tha se Hamasi vazhdon t’u qëndrojë besnik synimeve të tij kombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të popullit palestinez.

Sipas Hamad, trajtimi i çështjes së armëve nuk mund të ndahet nga pikat e tjera të marrëveshjes, mes të cilave janë largimi i Izraelit nga Rripi i Gazës dhe rindërtimi i territorit.

“Nuk do të ndërmarrim asnjë veprim nëse forcat pushtuese nuk respektojnë detyrimet e parashikuara në marrëveshje”, u shpreh Hamad.


Shtuar 31.07.2026 07:51

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort