Hamasi ka pranuar propozimin e Bordit të Paqes për çarmatimin e plotë në Rripin e Gazës, bëri të ditur për BBC një zyrtar i lartë i grupit.
Të lidhura
None found
Zyrtari deklaroi se së shpejti pritet të publikohet një qëndrim zyrtar i Hamasit, në të cilin do të jepen sqarime për vendimin dhe hollësitë e marrëveshjes.
BBC njoftoi gjithashtu se ka siguruar tekstin e planit të marrëveshjes dhe se përmbajtja e dokumentit do të bëhet publike së shpejti.
Ky zhvillim pason deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për fazën e dytë të konfliktit në Gaza. Sipas tij, kjo fazë përfshin çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të grupeve të tjera të armatosura në enklavën palestineze.
