Irani var dy të rinj të dënuar si “agjentë armiqësorë” për protestat e 8 janarit

Ekzekutimet në Iran nuk kanë të ndalur. Të dielën e 19 korrikut, në orët e para të mëngjesit, autoritetet iraniane varën dy të rinj që ishin dënuar me vdekje për përfshirje në protestat e 8 janarit në sheshin Alikhani të Isfahanit.

Të lidhura

None found

Viktimat janë identifikuar si Erfan Esfandiary, 18 vjeç, dhe Golmohammad Mohammadi, 23 vjeç, ky i fundit shtetas afgan. Sipas njoftimit të gjyqësorit, ata u shpallën fajtorë për sulme ndaj forcave të rendit dhe për dëmtimin e pronës publike gjatë manifestimeve.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se protestuesit akuzohen për veprime të rënda: djegie ndërtesash, shkatërrim të tabelave rrugore, kamerave të sigurisë dhe semaforëve, dëmtim të pikave të kontrollit e stacioneve policore, bllokim rrugësh, sulme mbi kalimtarët dhe vandalizim xhamish gjatë demonstratave të 8 janarit.

Sipas versionit zyrtar, pjesëmarrësit në protesta – të quajtur “agjentë armiqësorë” – ishin të pajisur me armë zjarri, thika, hanxharë dhe molotov. Gjatë përplasjeve me forcat e sigurisë, pretendohet se humbën jetën katër efektivë të policisë.

Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut dhe burime të tjera kanë shprehur shqetësime të mëdha për procesin gjyqësor. Sipas tyre, procedurat në Degën e Parë të Gjykatës Revolucionare të Isfahanit u zhvilluan në vetëm tri seanca dëgjimore, secila rreth një orë. Të akuzuarit thuhet se kishin mundësi të kufizuar për t’u takuar me avokatë të pavarur dhe se disa prej tyre u torturuan dhe u detyruan të rrëfenin nën presion.

Në total, për këtë çështje u gjykuan 59 persona, ndërsa 12 prej tyre morën dënimin maksimal. Pas varjes së dy të rinjve, 10 të dënuar të tjerë presin ekzekutimin dhe përballen me rrezik të menjëhershëm për jetën.


Shtuar 19.07.2026 17:54

holiganbetholiganbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobet