Irani reagon pas tensioneve me SHBA-në: Menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk i takon asnjë vendi të huaj

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi sot se asnjë shtet apo strukturë tjetër, përveç Iranit, nuk mban përgjegjësi për administrimin e Ngushticës së Hormuzit.

Gjatë një vizite zyrtare në Bagdad, ai paralajmëroi se çdo përfshirje në menaxhimin e kësaj rruge detare nga Teherani, jashtë asaj që parashikon memorandumi i mirëkuptimit me Uashingtonin, do të sillte shtyrje të rihapjes së saj dhe përshkallëzim të tensioneve, ashtu siç është parë në dy netët e fundit.

Të lidhura

None found

Teherani dhe Uashingtoni po akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit të përcaktuar në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar më 17 qershor, që lidhet me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.

Kjo ngushticë, një korridor i ngushtë detar rreth 30 km i gjatë mes Iranit dhe Omanit, u rihap më 17 qershor. Megjithatë, Teherani ka lejuar vetëm një kalim përgjatë vijës së tij bregdetare dhe ka kërcënuar se do të godasë çdo anije që nuk respekton këtë rregull.

Përplasjet nisën të rikthehen gradualisht që nga e enjtja, pasi Omani bëri të ditur hapjen e një rruge alternative detare, të paraqitur si një masë e ndërmarrë në bashkëpunim me OKB-në për të evakuuar marinarët dhe anijet që kishin mbetur të bllokuara.

Pak më vonë, një anije mallrash që po kalonte nëpër Ngushticë jashtë kuadrit të kësaj nisme u godit nga një “rakete e panjohur”.

SHBA-të ia atribuuan Iranit këtë sulm dhe më pas goditën territorin iranian, çka solli një kundërpërgjigje nga Teherani ndaj pozicioneve amerikane, veçanërisht në Bahrein.

I njëjti zhvillim u përsërit edhe dje, kur një tanker nafte u godit nga një raketë me origjinë të panjohur. Si kundërpërgjigje, forcat ajrore amerikane sulmuan infrastrukturën ushtarake të Iranit, ndërsa sot Teherani reagoi me raketa dhe dronë drejt Kuvajtit dhe Bahreinit.

Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se vendi është i vendosur të “mbrojë sovranitetin e tij kombëtar”, ndërsa dënoi sulmet amerikane “kundër objekteve të mbikëqyrjes dhe kontrollit në bregdetin jugor”.

Nga ana tjetër, Kuvajti i dënoi “sulmet e urryera dhe të përsëritura” të Iranit, duke i cilësuar ato si veprime që “minojnë” përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe si një “shkelje flagrante” të sovranitetit të tij.

Në Bahrein, ku sirenat e alarmit u dëgjuan dy herë gjatë natës, ushtria njoftoi se kishte “kapur dhe shkatërruar një numër raketash të përdorura në këto sulme të fshehta iraniane”.

Ndërkohë, Garda Revolucionare theksoi se “janë marrë masa” për mbikëqyrjen e trafikut në Ngushticë. Sipas saj, “që tani e tutje, anijet që shkelin rregullat do të trajtohen me ashpërsi të shtuar”.

Abbas Araghchi u shpreh gjithashtu në favor të zbatimit të një kuadri sigurie që do të përfshinte “të gjitha vendet në rajon dhe pa praninë ose ndërhyrjen e ndonjë vendi të huaj”.


Shtuar 28.06.2026 21:15

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet