Një 29-vjeçar, shtetas gjerman me prejardhje turke, dyshohet se shkaktoi një incident në një avion që udhëtonte nga Turqia drejt Dyseldorfit në Gjermani.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve, ai nuk pranoi të zinte vendin pranë një pasagjereje dhe kërkoi të zhvendosej, duke iu referuar Sheriatit, ligjit fetar islam.
Situata u tensionua kur një pjesëtare e stafit të kabinës u përpoq të ndërhynte për ta qetësuar. Dyshohet se pasagjeri e goditi stjuardesën me shuplakë në fytyrë.
Policia gjermane mbërriti në aeroportin e Dyseldorfit sapo avioni u ul dhe ka nisur hetimet për ngjarjen. Mediat lokale raportojnë se i dyshuari e ka pranuar veprimin.
