I përgjigjet urimeve të fansave me kartolina falenderimi, Kate Middleton: Gjesti juaj vlerësohet shumë

Ndërsa Princesha e Uellsit Kate Middleton po i nënshtrohet kimioterapisë për një lloj kanceri të pazbuluar, ajo po tregon vlerësimin e saj për ata që i dërgojnë urime me letra personale. Pallati Kensington po i përgjigjet me letra falënderimi (në emër të Princeshës Kate) fansave të cilët i kanë dërguar urimet më të mira Princeshës që kur ajo u diagnostikua me kancer.

Në X një llogari postoi letrën falënderuese që mori nga Pallati, ku shkruhej: Faleminderit shumë për urimet tuaja për Lartësinë e Saj Princeshën e Uellsit. Gjesti juaj vlerësohet shumë.

Pallati zakonisht dërgon kartolina falënderimi në emër të Princit dhe Princeshës së Uellsit në raste të veçanta si ditëlindjet e tyre, ditëlindjet e fëmijëve të tyre, përvjetorët e dasmave dhe festat kombëtare si Falënderimet dhe Krishtlindjet.


Shtuar 12.04.2024 17:45