Historia përsëritet? The Times: Vajza e Brigitte Macron në lidhje me një 22-vjeçar, 20 vjet më të ri

Tiphaine Auzière, vajza 42-vjeçare e Brigitte Macron, ka konfirmuar publikisht romancën e saj me Antoine Lecomte, një student 22-vjeçar në një shkollë biznesi në veri të Francës, i cili punon edhe si instruktor i sporteve ujore.

Të lidhura

None found

Diferenca 20-vjeçare në moshë mes tyre ka nxitur menjëherë median franceze të bëjë krahasime me historinë e Brigitte dhe Emmanuel Macron. Më shumë se tri dekada më parë, zonja e parë franceze u dashurua me Macronin, në atë kohë adoleshent dhe nxënës i saj.

Dyshohet se Auzière dhe Lecomte e nisën lidhjen në Le Touquet, qyteti bregdetar ku familja Macron zotëron prej vitesh një banesë pushimi. Njohja mes tyre ndodhi pasi 42-vjeçarja mori nga Lecomte mësime për përdorimin e surfboard-it elektrik, që njihet si eFoil.

Çifti e ka ekspozuar marrëdhënien edhe në rrjetet sociale. Të dielën, Auzière ndau në Instagram një video nga udhëtimi i tyre në Amsterdam. Pamjet i tregojnë së bashku, ndërsa qëndrojnë në të njëjtën dhomë në Hotel Faralda, një objekt i pazakontë i ngritur mbi një ish-vinç në një kantier të braktisur.

Të njëjtën video e publikoi edhe Lecomte, krahas së cilës shkroi: “48 orë në ditë me zonjën”.

Revista franceze Gala raporton se në maj Auzière ishte ndarë nga prezantuesi televiziv Cyril Hanouna, pas një marrëdhënieje që kishte zgjatur rreth një vit. Hanouna e kishte përfshirë atë gjithashtu si komentatore të rastësishme në programin e tij.

Persona të afërt me Auzière kanë bërë të ditur se hendeku i moshës nuk e shqetëson çiftin. “Mes tyre ishte një klik i menjëhershëm”, është shprehur një mik, sipas të cilit ata bashkohen nga pasioni për Le Touquet, udhëtimet, emocionet dhe sipërmarrjen.

I njëjti burim ka treguar se Lecomte është duke zhvilluar edhe një kompani të lidhur me pajisjet e kitesurfing-ut. Ndërsa një mike tjetër e Auzière e ka krahasuar atë me Brigitte Macron, duke thënë se të dyja “ndjekin zemrën” dhe nuk i kushtojnë shumë rëndësi mendimit të të tjerëve.

Auzière, e cila është nënë e dy fëmijëve nga një marrëdhënie e mëparshme, ka rrëfyer më herët edhe ndikimin që pati në jetën e saj lidhja e së ëmës me Emmanuel Macronin.

Brigitte Macron ishte 38 vjeçe dhe punonte si mësuese drame në një shkollë katolike në Amiens kur nisi marrëdhënien me Macronin, i cili në atë periudhë ishte ende adoleshent dhe ndiqte mësimet në të njëjtën shkollë.

Duke folur në vitin 2024 për atë etapë, Auzière deklaroi se përvoja i kishte kalitur karakterin. Sipas saj, ajo kishte mësuar të përballonte si vëmendjen publike, ashtu edhe komentet e njerëzve.

Vajza e Brigitte Macron ka dalë publikisht edhe në mbrojtje të nënës së saj, e cila prej vitesh është vënë në shënjestër të teorive konspirative në internet. Auzière ka dhënë dëshmi në një proces gjyqësor në Paris për ngacmimet online kundër zonjës së parë të Francës.

Pasi u shpallën fajtorë për ngacmimin në internet të Brigitte Macron, dhjetë persona morën dënime me kusht dhe gjoba.

Familja Macron ka hapur gjithashtu një çështje gjyqësore në Shtetet e Bashkuara kundër influencueses Candace Owens, e cila ka shpërndarë pretendime të pavërteta dhe teori konspirative për Brigitte Macron. Në këtë proces pritet të dëshmojë edhe Auzière.


Shtuar 2.09.2026 16:22

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişsekabetjojobet