Hamasi: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit është legjitim dhe i merituar

Hamasi është shprehur se sulmi i nisur nga Irani drejt Izraelit të shtunën ishte legjitim dhe i merituar. Prandaj, lëvizja islamike palestineze miraton qëndrimin zyrtar të Teheranit se sulmi ishte nisur si hakmarrje për goditjen që i atribuohet Izraelit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask.

“Përgjigja e Republikës Islamike të Iranit konfirmon se epoka kur entiteti sionist (Izraeli) mund të bënte çfarë të donte pa u mbajtur përgjegjës apo ndëshkuar ka përfunduar”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

Irani gjithashtu lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa drejt territorit izraelit në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së gjeneralëve në konsullatën iraniane në Damask. Izraeli, nga ana tjetër, po përgatitet për një kundërpërgjigje, për të cilën thotë se nuk do të shkaktojë konflikt rajonal.


Shtuar 17.04.2024 22:38