Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ka goditur pjesën perëndimore të Kolumbisë, duke u marrë jetën të paktën 18 personave. Raportohet se të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar në ndërtesat e shembura.
Të lidhura
None found
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) bëri të ditur se epiqendra ishte pranë San José del Palmar, në rajonin Chocó. Lëkundjet u perceptuan në një pjesë të gjerë të vendit, përfshirë Cali dhe Medellín.

Në Cali janë rrëzuar të paktën 20 ndërtesa dhe brenda tyre dyshohet se ndodhen ende njerëz të bllokuar. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, informacioni u konfirmua nga kryebashkiaku i qytetit, Alejandro Eder.
Persona të lënduar dhe dëmtime të rënda në godina janë raportuar nga autoritetet edhe në qytetet Quibdó dhe Pereira.

Në mesin e objekteve të prekura nga tërmeti i fuqishëm është edhe Katedralja e Manizales.
Forcat e emergjencës kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave që mund të ndodhen nën rrënoja.

