Një gjykatë në New Mexico ka arritur në përfundimin se Facebook mashtroi banorët e këtij shteti për mënyrën se si u përdorën të dhënat e tyre personale, në një proces gjyqësor të lidhur me skandalin Cambridge Analytica.
Të lidhura
None found
New Mexico është i vetmi shtet që e ka çuar këtë çështje në gjykatë. Rasti konsiderohet një nga shkeljet më të rënda të privatësisë në historinë e internetit, pasi firma britanike Cambridge Analytica përdori për qëllime politike informacionet personale të dhjetëra mijëra përdoruesve të Facebook, të mbledhura pa dijeninë e tyre.
Juria në Santa Fe vendosi se të gjithë 2.1 milionë banorët e shtetit ishin mashtruar. Sipas këtij vendimi, bëhet fjalë për po aq shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Vendimi përfundimtar mbi masën e gjobës i takon gjyqtarit. Për çdo shkelje, Facebook mund të ndëshkohet me deri në 5,000 dollarë, çka teorikisht do ta çonte shumën totale në 10.5 miliardë dollarë.
Skandali i vitit 2018 solli edhe falimentimin e Cambridge Analytica.
