Evropën e kërcënon një tjetër valë të nxehti, BE-ja paralajmëron për shtim të zjarreve pyjore

Një valë e re temperaturash të larta pritet ta rëndojë më tej situatën e zjarreve në Evropë. Gjatë kësaj jave, në disa pjesë të Francës termometri mund të shënojë deri në 40 gradë Celsius.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve franceze, kushtet atmosferike pritet të pengojnë operacionet kundër zjarreve masive pranë Bordeaux, ku ekipet zjarrfikëse po punojnë për t’i vendosur flakët nën kontroll.

Zëdhënësi i Federatës Kombëtare të Zjarrfikësve të Francës, Eric Brocardi, deklaroi se shuarja e plotë e zjarrit do të kërkonte reshje të dendura shiu për disa ditë me radhë.

Hadja Lahbib, komisionerja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Krizave, ngriti alarmin se dëmet e shkaktuara nga zjarret në Evropë mund të kalojnë rekordet e mëparshme. Ajo tha se vitin e kaluar, gjatë verës, flakët përfshinë një milion hektarë, ndërsa këtë herë pritet një tjetër rekord historik, pasi sezoni i zjarreve ka filluar më herët.

Lahbib theksoi gjithashtu se parashikimet për një valë tjetër të nxehti e shtojnë mundësinë e vatrave të reja të zjarrit gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.

Temperaturat ekstreme, thatësira dhe erërat e fuqishme kanë favorizuar përhapjen e zjarreve të shumta pyjore në Evropë këtë verë, duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga zonat e kërcënuara.


Shtuar 27.07.2026 11:09

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort