Dhuratat me karakter simbolik për pjesëmarrësit në samitet e liderëve janë të zakonshme, por ajo që përzgjodhi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan për samitin e NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendje dhe ka shkaktuar habi.
Të lidhura
None found
Mediat europiane raportojnë se çdo lideri të NATO-s iu dha një pistoletë e personalizuar me emrin e tij të gdhendur, së bashku me një kuti me fishekë të vërtetë.
Çështja u bë publike nga kryeministri britanik Keir Starmer, i cili e komentoi gjatë udhëtimit të kthimit nga samiti. Ai sqaroi se arma nuk mund të merrej me vete në Britani, sepse importimi i saj do të ishte i paligjshëm sipas ligjeve britanike.
Edhe pse Erdogan kishte siguruar një letër personale që eliminonte kufizimet për eksportimin e armës nga Turqia, pistoleta e Starmerit do të mbetet në Ankara dhe pritet të nxirret jashtë përdorimit.
Shefi i qeverisë britanike e përshkroi këtë dhuratë si një zgjedhje të pazakontë nga ana e presidentit turk. Deri tani nuk është e qartë nëse edhe liderë të tjerë të NATO-s kanë hasur të njëjtin problem për transportimin e kësaj dhurate.
Krahas pistoletës, liderëve iu dhanë edhe dhurata më tradicionale. Mes tyre ishte libri “Politika e guximit: Erdogan dhe ngritja e Turqisë”, një botim i lidhur në mënyrë luksoze, si edhe një bllok shënimesh dhe një stilolaps me emrin e secilit lider.
