Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur me th*kë në një autobus në Siegen të Gjermanisë.
Mësohet se autore e dyshuar e krimit është një grua. Autobusi ishte duke qarkulluar në drejtim të një festë në këtë qytet, kur një grua nxori th”kën dhe filloi të sulmonte udhëtarët.
Të lidhura
None found
Të pesë personat e plagosur janë transportuar në spital, ku mjekët po luftojnë për jetën e të paktën tre prej tyre.
Agresorja, 32-vjeçare është arrestuar nga policia, ndërsa deri më tani nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, ndërsa ende nuk dihet shkaku i sulmit.
Policia pohon se sulmuesja ka qenë nën ndikim të alkoolit, por shpjegime të tjera për motivet nuk ka. Ky është sulmi i katërt me thika në landin e Renanisë Verirore-Vestfalisë (NRW), brenda shtatë ditësh.
Kujtojmë se sulmi i mbrëmshëm, ndodhi pas masave që ka marrë qeveria e Gjermanisë për parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe vendimin për dëbimin e personave të cilëve iu është refuzuar azili.
