Dy tramvaje përplasen në Gjermani, rreth 25 të plagosur, tre në gjendje kritike

Rreth 25 persona u plagosën nga përplasja e dy tramvajeve në qytetin gjerman të Gelsenkirchenit. Shtatë prej tyre morën lëndime të rënda, ndërsa tre ndodhen në gjendje kritike dhe vijojnë të jenë në rrezik për jetën.

Të lidhura

None found

Të dhënat paraprake tregojnë se njëri prej tramvajeve kishte ndaluar në një pjesë të hapur të linjës, përpara se të goditej nga një tramvaj tjetër që transportonte pasagjerë.

Menjëherë pas aksidentit, të plagosurve iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes. Më pas, ata u dërguan për trajtim në spitalet e zonës.

Ende nuk dihen arsyet që çuan në përplasje. Autoritetet kanë krijuar një grup të posaçëm hetimor, i cili do të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe shkakun përse tramvaji i parë kishte qëndruar në mes të itinerarit.

Dhjetëra skuadra shpëtimi, ambulanca dhe psikologë u angazhuan në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe personave të tjerë të prekur nga aksidenti.

Kryebashkiakja e Gelsenkirchenit, Andrea Henze, pasi pa nga afër dëmet brenda njërit prej tramvajeve, e përshkroi ngjarjen si “një tronditje absolute”.

Për shkak të aksidentit, një segment i bulevardit Kurt-Schumacher u bllokua në të dyja drejtimet, duke krijuar probleme në qarkullim. Më vonë, në këtë pjesë të rrugës u hap vetëm një korsi.


Shtuar 6.08.2026 20:11

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss