Çfarë ndodhi? Bllokohen website-e dhe aplikacione në të gjithë botën

Faqe në internet dhe aplikacione të shumta në të gjithë botën u bllokuan ditën e sotme (e martë, 8 qershor) pasi Fastly, një rrjet i madh i shpërndarjes së përmbajtjes, raportoi një problem.

Fastly mbështet faqet dhe aplikacionet e lajmeve si CNN, Guardian, New York Times dhe shumë të tjerë. Ai gjithashtu siguron shpërndarjen e përmbajtjes për Twitch, Pinterest, HBO Max, Hulu, Reddit, Spotify dhe shërbime të tjera.

Platforma dhe faqe të tjera të mëdha në internet duke përfshirë Amazon, Target dhe faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, nuk po funksiononin gjithashtu.

“Ne po vazhdojmë të hetojmë këtë çështje,” tha kompania.

 


Shtuar 8.06.2021 14:03

Tags: ,