Belgjikë/ Tre shqiptarë dënohen me burg për përfshirje në trafik droge

Më 21 maj të vitit të kaluar, një plantacion kanabisi u çmontua në Belgjikë, me indicie nga kontrolli i një automjteti “VW Golf”.

Efektivët zbuluan në bagazhin e makinës tre kilogramë kanabis. Gjergji dhe Ymeri ishin në kabinën e pasagjerëve. Pas këtij zbulimi të rëndësishëm, telefoni i dy të dyshuarve u analizua dhe njëra nga pajisjet kishte një faturë Luminus që tregonte një pikë të mundshme lëshimi në rue de Leernes në Fontaine-L’Évêque në Belgjikë.

Pasi shkuan në vendngjarje, efektivët e tjerë të policisë bënë një zbulim të ri ku gjetën Renaton, të pandehurin e tretë, si dhe një plantacion të gjerë kanabisi që ka zënë të gjithë shtëpinë”, tha prokuroria. Në total, shtëpia kishte 23 kilogramë drogë.

Gjergji, Ymeri dhe Renato konfirmuan se ishin regjistruar nga “një individ” për t’u kujdesur për plantacionin e madh të kanabisit. Madje, i pandehuri i dytë shtoi se e kishte pranuar punën “për t’u kujdesur për veten dhe për të ushqyer familjen e tij që kishte mbetur në Shqipëri”. Gjergji dhe Ymeri u dënuan 2 vite burg, ndërsa Renato ia doli pak më mirë me 18 muaj burg.


Shtuar 3.03.2024 18:04