BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar caktojnë 22 korrikun për samitin e radhës pas Brexit-it

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe kryeministri britanik Keir Starmer bënë të ditur të martën se samiti mes Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar do të zhvillohet më 22 korrik në Bruksel.

Takimi do të jetë i dyti mes dy palëve që pas Brexit-it, pas samitit të mbajtur në Londër në maj 2025.

Të lidhura

None found

Mbretëria e Bashkuar u shkëput zyrtarisht nga BE-ja në vitin 2020, katër vjet pasi një referendum e kishte përçarë vendin.

Pas takimit me Starmer gjatë samitit të G7 në Evian, Antonio Costa shkroi në Platformën X se “Bashkëpunimi i ngushtë midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar është thelbësor për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin tonë të përbashkët evropian”.

Ai shtoi më tej: “Ne po punojmë ngushtë për ta bërë këtë samit një sukses”.

Nga ana e tij, kryeministri britanik deklaroi se “Qeveria Laburiste po përmbush premtimin e saj për të rinovuar marrëdhënien tonë (me BE-në) dhe për ta rikthyer Britaninë në zemër të Evropës. Së bashku, ne do të trajtojmë koston e jetesës, do të nxisim tregun e punës dhe do të krijojmë mundësi për të rinjtë”.

Në vitin 2024, Starmer i fitoi zgjedhjet duke premtuar afrimin me BE-në, megjithatë ai vendosi edhe disa “vija të kuqe”: Londra nuk do të rikthehet në tregun e vetëm, në bashkimin doganor dhe nuk do të pranojë lëvizjen e lirë.

Në maj, ai u shpreh se synonte një “hap të madh” përpara në samitin e korrikut, veçanërisht në fusha si tregtia, mbrojtja dhe bashkëpunimi për sigurinë.

Qeveria e tij synon gjithashtu një bashkëpunim më të afërt me BE-në për tema si tarifat e çelikut, standardet e energjisë dhe ato ushqimore.


Shtuar 16.06.2026 21:02

MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomholiganbetjojobet girişgrandpashabet giriş